Ekziston një pyetje veçanërisht e spikatur që duhet të bëjmë për të matur nivelet tona të mirëqenies emocionale: a mendoni përgjithësisht se keni të drejtë të ekzistoni dhe jeni një qenie njerëzore mjaft e mirë?

Ose, pavarësisht nga rrethanat dhe arritjet tuaja të jashtme, a ndjeheni në përgjithësi sikur jeni një copë e pavlerë, e cila ka kaluar nëpër këtë jetë vetëm duke mashtruar të tjerët (të cilët shpejt do t’ju braktisnin nëse do të merrnin vesh sikur edhe një copëz të vogël të së vërtetës tuaj) dhe, për shkak sepse ju jeni gënjeshtarë, ndonjëherë ndjeheni dy hapa larg poshtërimit të merituar?

Është e jashtëzakonshme se sa shumë prej nesh instinktivisht i përgjigjen me ‘PO’ pyetjes së dytë; me fjalë të tjera, sa prej nesh e vazhdojnë jetën pa e ditur nëse kemi ndonjë meritë të mirëfilltë për të ecur në këtë tokë.

Statistikat e vetëvrasjeve tregojnë diçka shqetësuese për shoqëritë tona, por nga numri i vetë-urrejtjeve të dhunshme, prej të cilave vlerësohet se 1 në 4 prej nesh vuan, thotë diçka që mund të paralajmërojë për diçka edhe më të keqe. Nëse do të shihnim një të huaj duke u trajtuar në mënyrën me të cilën shumë prej nesh e trajtojmë veten, ne nuk do të hezitonim ta quanim një mizori të padurueshme.

Një detaj i çuditshëm i mospëlqimit ndaj vetvetes është se zakonisht as që nuk e vërejmë se po e bëjmë këtë gjë. Për ta kuptuar do të kërkonte një shkallë objektiviteti për të matur saktësisht vlerësimin e mundshëm që dikujt i mungon për veten. Vetë-urrejtja mund të jetë shumë e dukshme; është një qëndrim që vjen nga pakujdesia dhe është shfaqur që nga fëmijëria. Askush nuk identifikohet e as nuk e shpall haptas që është një mospëlqyes ndaj vetes; por thjesht mendon për veten se është një “copë mbeturine”.

Ndjenja rrezaton efektet e saj në një numër fushash: nëse dikush ju bën një kompliment, ju menjëherë dyshoni në inteligjencën e tyre. Kur dikush ju ofron dashurinë e tyre, ju pyesni veten pse ata janë kaq të dobët. Kur keni ngecur në një marrëdhënie zhgënjyese, në punë ose në jetën private, ju prapëseprapë e mbani lidhjen gjallë, qëndroni aty (nëse është e nevojshme për dekada), sepse kjo është – në fund të fundit – thjesht ajo që mendoni se meritoni.

Nëse promovoheni në punë ose admiroheni, menjëherë ndiheni të paaftë dhe gënjeshtarë. Ka një zë në kokën tuaj që ju shoqëron në të gjitha sfidat dhe ju thotë se nuk do të mund ta bëni këtë gjë të caktuar, se jeni i paaftë dhe të gjithë ju urrejnë.

Nëse diçka duket se po shkon mirë, do t’i sabotoni gjërat në një mënyrë të shkëlqyeshme. Ju dini se si t’i hidhni poshtë mundësitë e mira të punës dhe të largoni njerëzit që duan të jenë të sjellshëm. Ju shpejt ndjeni se njerëzit po tallen me ju dhe po ju keqtrajtojnë: ndjeni armiqësi në ndërveprime në dyqane apo restorante, me kolegë ose të dashur, shpeshherë, krijoni në mendje një kornizë paranojake – nga frika se bota në një moment çfarëdo mund të zbulojë, ose ka zbuluar tashmë atë që ju e njihni mirë tek vetja juaj: që ju jeni njeri i pa mend dhe i padurueshëm.

Shpëtimi fillon me një pikëpamje që tingëllon mjaft e dukshme dhe që sidoqoftë duhet të shkruhet me shkronja të mëdha në qiell: askush nuk lind duke e pëlqyer veten. Që do të thotë se, ka një histori për këtë, një histori të cilën ju keni qenë të paaftë për ta menduar.

Janë vetëm përgjigjet qetësuese dhe entuziaste të kujdestarëve tanë më të hershëm ato që mund t’i japin ndonjërit prej nesh inkurajimin për të vazhduar më tej. Ndjenja jonë ndaj vetes vjen nga reagimet e atyre që ishin të parët rreth nesh.

Në kujtesën e vetëdijshme ne mund të mos dimë asgjë për këta njerëz, por nuk është nevoja. Ne mund të zbulojmë gjithçka që është jetike duke i bërë vetes një pyetje shumë të thjeshtë:

A më kanë pëlqyer kush jam? Ndoshta nuk e keni gati formën origjinale të përgjigjes, por mund ta ndjeni përbërjen në brumin e karakterit tuaj.

Askush nuk mund t’i shpëtojë ndjesisë që ata ishin një mërzi, një kërcënim, një bezdi ose një zhgënjim për ata që i lindën. Kjo nuk është një çështje e diskutueshme. Nëse ishit pjesë e këtij kampi fatkeq, ju merrni si çmim pamundësinë për të mos i dhënë fund kësaj dileme me veten tuaj. Ne nuk mund t’i shpëtojmë një ligji themelor: ne jemi e vetmja krijesë, ndjesia për të vazhduar jetën e së cilës varet nga mirëseardhja që i është dhënë asaj nga ata që e kanë bërë.

Është kaq e tmerrshme që të pranojmë që ne ishim trajtuar keq ose padrejtësisht, dhe ndodh një fenomen veçanërisht i çuditshëm në të cilin ne jemi të detyruar që zemërimin që mund të ndiejmë në teori ndaj kujdestarëve tanë të parë, ta kthejmë nga vetja.

Kështu së fundmi ne preferojmë që më mirë të mos na pëlqejë ajo se kush jemi se sa të pranojmë një ide akoma më të tmerrshme: se dikush të cilin duhej ta adhuronim nuk ishte shumë i mirë me ne.

Ne mund të përfundojmë duke mos pasur aftësi as për t’u zemëruar, sepse kjo do të kërkonte një ndjenje themelore të vlerësimit të vetvetes, një ide e cila na është cënuar. Shumica prej nesh thjesht nuk ndjejnë më asgjë. Ose, në përpjekje për të mos ndjerë, ne mbështetemi në ilaçe, pornografi, marrëdhënie jashtëmartesore, famë ose në sheqerin e përpunuar … Rruga e vetë-urrejtjes drejtohet drejt çdokujt tjetër përveç burimit të saj të vërtetë: atyre viteve të para të jetës.

Si e çrrënjos njeriu veten nga boshti i minuar i vetë-urrejtjes?
Si fillim, duke u bërë një historian më i mirë i vetvetes – dhe aty për aty të jemi në gjendje të ecim përpara me idenë që e urrejmë vetveten vetëm ose kryesisht sepse dikur nuk na kanë dashur. Kjo ka një strukturë kaq themelore që të jep një ndjesi fyerje, por për të bërë që koncepti të rezonojë me përvojën aktuale të një personi mund të jetë detyra e një jete të tërë.

Duhet të fillojmë të kuptojmë se çfarë tregtarësh të padrejtë jemi: sa dekada praktikë kemi kemi kaluar duke e kthyer gjithnjë veten në antagonistë, për të justifikuar sjelljen e të tjerëve më tepër nga sa e kanë merituar, duke e vënë gjithnjë veten në faj të turpshëm.

Ne mund të jemi shumë të zgjuar, por në këtë fushë, ne ndoshta nuk mund të mendojmë shumë qartë – kështu që mund të kemi nevojë të vëmë në punë një tru tjetër dhe ta largojmë këtë mendje që po na udhëheq.

Mund të kemi nevojë të rivlerësojmë veten tonë për gjithçka që kemi prekur. Ne kemi nevojë të riatdhesojmë dhimbjen: larg urrejtjes për veten dhe frikës nga bota drejt vajtimit të një katastrofe zanafillore.

Me kalimin e kohës ne mund të arrijmë në një pikëpamje që mund të tingëllojë shumë e çuditshme: që nuk jemi kaq jashtëzakonisht të tmerrshëm, thjesht kemi pasur një hyrje jashtëzakonisht të pafat në ekzistencë.

Ne kemi nevojë për të mësuar një art jetësor, nga i cili mund të rrjedhin aq shumë gjëra të tjera: ai i të qenurit në anën tonë./