As proteina dhe asgjë nuk sugjerohet më shumë se sa një filxhan kafe para palestrës. Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë kafe para palestrës ose ushtrimeve fizike, performojnë më mirë se ata që nuk e kanë pirë një filxhan. Studiuesit mblodhën 46 çiklistë amatorë të cilët ishin ushtruar nga një deri në tre herë në javë për të paktën një vit rresht.

Atyre iu kërkua të plotësonin një pyetësor për sa kafe pinin zakonisht, pastaj u ndanë në dy grupe: grupi 1, i përbërë nga njerëz që pinin zakonisht një ose dy filxhanë në ditë dhe grupi 2; njerëz që pinin katër deri në pesë filxhanë në ditë. Disave prej çiklistëve më pas iu dha një filxhan Nescafé Original, ndërsa tek të tjerët u veprua sipas efektit placebo, pra ajo që pinë nuk ishte vërtet kafe. Një orë më vonë, ata përfunduan një provë kohore me biçikletë. Pirja e kafesë para provës përmirësoi performancën fizike të njerëzve.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se kafeja mund të forcojë qëndresën fizike të njerëzve duke dobësuar dhimbjen, duke zvogëluar lodhjen dhe duke përmirësuar performancën neuromuskulare.