Sipas një interviste të vitit 1990, Ivana Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump, i cili tani është President i Shteteve të Bashkuara, burri i saj ka mbajtur një libër me fjalimet e Hitlerit nën shtratin e tij.

Prillin e vitit 2015, Ivana Trump i kishte treguar avokatit të saj, Michael Kennedy se burri i saj lexonte kohë pas kohe libra që në to përmbanin fjalime të Hitlerit.

“Ai jo vetëm që i mban në kabientin e tij, por ato i mban edhe nën shtratin e tij. Aty ka fjalime që nga ditët e tij më të hershme, duke shfaqur aftësinë që të mbajë fjalime karizmatike”, kishte thënë Ivana Trump, trasmeton Lajmi.net.

Hitleri ishte njëri prej oratorëve më të mirë në histori, i cili ndërtoi një regjim gjenocidal nazist me fjalimet e tij që magjepsën audiencat.