Këtë mesazh ta dedikoj ty. Ndoshta nuk do ta lexosh kurrë, sepse tani që po shkruaj të vetmen gjë që kam është shpresa se një ditë do ta lexosh. Sidoqoftë, po e shkruaj ashtu sikur shumë njerëz që shkruajnë mesazhe, i fusin në një shishe dhe i hedhin në det. Ishte një kohë kur unë kam lundruar nepër jetën time, ashtu si lundron një shishe me mesazhin brenda. Isha e re kur vdiq babai, më ndahej zemra në copëza të vogla sikur kur thyhet kristali kur shihja një baba me fëmijën e tij për dore. Bota dukej e errët, dhe unë as nuk doja, e as nuk urreja askënd. Unë vetëm lundroja nëpër ditët e gjata e netët pa gjumë, shpesh të përcjellura me shumë lotë e ëndrra të lëna në gjysmë.

Shumë vonë e kuptova se procesi i pikëllimit duhet të kishte një afat, prandaj edhe vendosa të bëja diçka në emrin e babait. Ndërtova diçka që më ndihmoi ta kujtoja, t’i thoja lamtumirë në mënyrën time, pasiqë Zoti atë e mori shumë shpejt dhe ai nuk më tha lamtumirë kurrë. Unë që nuk pata kurrë forcën të përshëndetem me të, duhet të gjeja kohë për t’i thënë lamtumirë babait dhe për të vazhduar jetën.

E dashur vogëlushe, nëna tashmë nuk është. Është shumë e vështirë të ta them, po ajo nuk do të kthehet më. E di se e kupton shumë mirë këtë, por duhet të mësohesh ta pranosh se gjëja më e bukur që do të përjetosh tash e tutje lidhur me nënën janë ëndrrat. Do ta shohësh në ëndërr, do të përjetosh gëzimin më të madh në jetë, deri në momentin kur hap sytë. Pastaj do të vijnë ndjenja të përziera, do të qash duke mos e ditur se po qan nga malli për nënën apo nga gëzimi që e takove në ëndërr.

Prandaj, pranoje këtë si një proces të shërimit. Lutu për nënën, bëj diçka në emrin e saj, bëj diçka enkas për shpirtin e saj, për ta nderuar jetën e saj dhe dashurinë që pati për ju, për mundin që e bëri për të të rritur, për edukatën dhe disiplinën që t’i dhuroi si gjërat më të bukura në jetë. Ndalu vetem ne momente te shkurtera gjate dites, reflekto ne vetevete, falendero mamin sepse ajo eshte arsyeja pse ti tashme je nje vajze e mire dhe e zgjuar. Pranoje se tashme qe ajo shkoi ti je me e forte, edhe pse naten qane shpesh derisa te te marre gjumi. Ti je e guximshme, sepse guximtaret qeshin gjate dites, punojne, mesojne, arrine suksese, por naten ne gjume qajnë për mungesen e perqafitmit te nanes.

E di qe te mungon nje perqafim i ngrohte i saj, e di qe do te jepje gjithcka ne jete vetem ta shihje njehere, t’ia dëgjoje zerin, t’ia prekje fytyren, apo te pushoje koken ne prehrin e saj. Sa e rende eshte humbja, dhe ja keto vargje sot pas shume viteve te humbjes se babait une po i shkruaj pa lot ne sy, por jam shume e sigurt qe ti nuk mund t’i lexosh pa lote. Qaj, te lutem qaj, sepse ti humbe mamin, qaj sepse te ndihmon ta kuptosh qe ke zemer, je njeri, ndien dhimbje mbrenda vetes dhe lotet tregojne kete me se miri. Qaj sepse kjo do te te ndihmoje te te beje nje grua te forte, nje nene te madherishme sikur se ishte mami juaj. Lotet do te te bejne te kuptosh boten me mire, te ndiesh dhimbjen e te tjerve, sikur une qe tani po shkruaj dhe saktesisht e di cfare po ndodhe ne zemren tende te brishte, por te madhe sa e gjithe bota.

Nje gje te sigurt do ta them, se kur te arrish ta kuptosh se mami nuk do te kthehet me, atehere do te kuptosh se ndoshta ke shume njerez te tjere rreth vetes qe te duan me shume se gjithcka ne kete bote, por ti kurr nuk arrine ta veresh kete, sepse ti po jeton mbrenda vetevetes. Reflekto, dhe do te kuptosh se shpirtin e mamit do ta gjeshe kudo neper shtepi, te babi, te vellau, tek motra, tek tezja, tek halla, dhe tek te gjithe njerezit qe te rrethojne.

Dil te lutem, jetoje jeten, sepse jeta eshte per t’u jetuar. Jeto per hire te mamit, gezoju jetes per hire te mamit, dashuro per hire te mamit, duaje dhe respektoje babin per hire te mamit. Babi eshte gjeja me e shtrenjet qe mami te la ne kete bote kur ajo u ngjite ne qiell per tu shenderruar nje nje engjull te vertete. Jeto, dashuro sepse mami po te shikon nga lart dhe po I rendohet zemra duke te te pare ty te ngrysur e te merzitur. Jeto, dashuro sepse mami do te jete engjulli me I lumtur ne parajse kur kupton se ti po gezohesh me jeten ne toke. Menyra me e mire per ti derguar lajmet me te mira mamit eshte te jetosh jeten e lumtur, me buzeqeshje, dhe me plote te arritura.

Imagjinoje mamin sikur nje engjell, e lumtur duke fluturuar nga gezimi per te gjithe te arriturat e tua, per jeten tende te plote qe bene, per gezimet qe I perjeton, per sfidat qe I tejkalon, per respektin qe I’u bene njerezve. Ajo do te te shoh nga lart, dhe me krenari do te thote: ja kjo eshte vajza qe e rrita une, e edukova une, ja shiheni…ajo me dergon te fala per cdo dite kur zgjohet ne mengjes dhe I buzeqesh vetevetes ne pasqyre, ajo me dergon te fala cdo dite kur respekton babin qe e lash pas si amanet, ajo nje dite do te kete nje familje te sajen dhe do te me lumturoje gjithmone kur e shoh te lumtur, sepse lumturia e nje prindi ne toke apo ne qiell eshte lumturia e femijeve te tyre.

Dergoi te fala mamit, me gjithe keto veprime, thuaj asaj se je mire, se po kujdesesh per shtepine, per babin, per te gjithe. Thuaj se thelle ne zemren tende jeton me krenari qe ajo ishte nena jote. Ajo do ta kuptoj, ajo do te rri ne qiellin e amshueshem e qete, pa brenga. Ajo do te te dergoj engjuj mbrojtes per ty sepse lumturia jote eshte rehatia e shpirtit te saj ne qiell