Pas takimit të parë, edhe nëse ka qenë me shumë emocione, krijohet një dilemë tek vajzat: ‘t’i shkruaj që sot, apo është herët; më mirë të pres..’. Kjo dilemë bëhet shqetësuese dhe ndonjëherë mund të ndikojë negavisht në krijimin e një marrëdhenieje. 

Kështu që për ta bërë atë përvojë pak më pak shqetësuese, ja se çfarë mendojnë se duhet të bëni këta djem.

1. “Nëse e pëlqeni personin, dërgojini mesazhe kur të doni. Kjo mund të jetë pesë minuta pas takimit ose mëngjesin tjetër. Ju e ndjeni se kur duhet ta bëni!” – Richard, 27 vjeç
 
2. “Unë sugjeroj të presim për tre ose katër ditë. Dhe në vend se të dërgoni një tekst ‘delesh’, provoni të telefononi. Telefonata tregon se keni besim të mjaftueshëm” – Jordan, 28 vjeç

3. “Varet nga mënyra se si mendoni se ka shkuar takimi. Unë do të thoja deri në fund të ditës ose të nesërmen nëse jeni të interesuar dhe mendoni se shkoi mirë duhet të shkruani. ” – Jack, 27 vjeç

 4. “Unë kurrë nuk e kam menduar shumë për këtë, sinqerisht. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si shkon takimi dhe ‘vibe-i’ që ju merrni. Nëse të dy largohemi duke ndjerë energjinë dhe jemi vërtet të emocionuar për mënyrën se si ka shkuar takimi, atëherë dërgojini mesazh të nesërmen, apo edhe atë natë.” – Matt, 28 vjeç

5. “Për mua, nuk janë ditët që dikush pret të më dërgojë me tekst, por është intensiteti i dërgimit të mesazhit. Nëse më dërgon mesazhe atë natë për të thënë: ‘Kam kaluar një kohë kaq të mirë’ nuk do ta lexoj dhe të çuditem dhe të mendoj ‘oh, ajo është psikike dhe gjërat po shkojnë shumë shpejt’. Përkundrazi kjo tregon se ajo është e interesuar dhe ndoshta dëshiron që unë të marr përsëri iniciativën për një takim. Por nëse ajo fillon të më dërgojë mesazhe sikur jemi tashmë në një lidhje një vjeçare, kjo është e çuditshme. Në përgjithësi, dërgimi i mesazhit brenda 24 orësh i tregon padyshim një djali që ju pëlqen.” – Chris, 27 vjeç

6.”Unë nuk do e duroja dikë të më dërgonte mesazhe gjithë kohën. Por do të ndikonte në mendjen time nëse një vajz më shkruan direkt pas takimit. Unë mendoj se është një ide e mirë për ta mbajtur emocionin gjallë. Pra… deri në dy ose tre ditë.” – David, 25 vjeç

7. “Mendoj se dy ose tre ditë konsiderohet rregulli i artë, apo jo? Në të vërtetë nuk kam kohë për lojëra.” – Nick, 28 vjeç

8. “Kjo është ndoshta një këshillë e keqe, por nëse doni të shihni se sa ju pëlqen një djalë, dërgojini mesazh të premten në 2 pasdite dhe shikoni nëse ai ka plane. Nëse ai akoma takohet me ju, ju pëlqen shumë. Kjo gjithashtu mund të kthehet në një rezultat të tmerrshëm dhe ta bëjë atë të mendojë se jeni një ‘psiko’.” – Kyle, 27 vjeç

9. “Unë mendoj se tre deri në pesë ditë është në rregull. Çdo gjë e hershme mund t’ju bëjë të dukeni shumë të etur. Çdo gjë më vonë ju bën të dukeni të painteresuar. ” – Dylan, 28 vjeç

11. “Unë e urrej pritjen e mesazhit. Nuk më pëlqente që një vajzë ta bënte kundrejt meje”. – Adam, 29 vjeç