Vaksinat e COVID-19 sinjalizojnë një hap para drejt normalitetit, por fatkeqësisht nuk do të thotë që pandemia ka mbaruar.

Në fakt vaksina nuk ka një efekt të menjëhershëm mbrojtës. Është vërtetuar se është e nevojshme të pritet për dozën e dytë, të kryer afërsisht një muaj pas së parës, në mënyrë që të konsiderohet vaksinimi efektiv.

Për më tepër, studiuesit ende nuk e dinë nëse vaksina parandalon transmetimin e virusit. Pra ti mund të fitosh imunitetin nga vaksina dhe mos të sëmuresh ama nuk e di nëse je apo jo bartës i virusit për t`ia transmetuar dikujt tjetër. E njëjta logjikë vlen edhe për ata që e kanë kaluar virusin dhe thonë: Unë e kam kaluar, përse ta mbaj maskën? Përgjigjja është e thjeshtë: Për të mbrojtur të tjerët.